
Foto ilustruese.
KRUJË– Një 62-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Fushë-Krujë.
Policia njofton se në Fushë-Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44-vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62-vjeç, banues ne Fushë-Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."