
Foto ilustruese
KRUJË– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Krujë.
Sipas Policisë, rreth 10:45, në fshatin Sukth-Vendas, ka rënë zjarr në banesën e shtetases P. M.
Për pasojë banesa është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."