
MAT– Një 44-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Mat në kuadër të operacionit të koduar “Kreshta të pastra”.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."