KRUJË– 2 persona janë arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”.
Policia njofton se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë lokalizuar, me anë të dronit, në fshatin Krastë, automjetin që drejtohej nga personi i dyshuar.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në automjetin tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi H. S., 24 vjeç, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të operacionit, si rezultat i veprimeve proaktive, u bë e mundur që në një zonë të pyllëzuar të fshatit Krastë, të zbulohej një sipërfaqje toke në të cilën ishin kultivuar bimë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i kultivimit të tyre, 31-vjeçari K. S., i cili ka lidhje shoqërore me shtetasin H. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."