
Foto ilustruese.
KRUJË– Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fushë-Krujë ndërkohë që është shpallur në kërkim djali i tij për kultivim të bimëve narkotike.
Policia thotë se këta 2 shtetas kishin mbjellë kanabis në oborrin e banesës së tyre në Fushë-Krujë.
Kultivuan bimë narkotike në oborrin e banesës së tyre, vihet në pranga 75-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 75 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe referuan materialet në Prokurori e u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 45 vjeç (djali i 75-vjeçarit). Vijon puna për kapjen e 45-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."