
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË- Çmimi i hodrokarbureve në vend ka pësuar sërish ulje ditën e sotme.
Kryeministri Edi Rama, tha se Bordi i Administrimit ka vendosur që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Dje një litër naftë dhe benzinë u tregtua me 211 lekë për litër.
Vendimi i Bordit të Transparencës vjen pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."