
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një fëmijë 3-vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Policia njofton se në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3-vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."