KRUJË– Një restorant në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, në afërsi të Dervenit në Krujë, ka marrë flakë ditën e sotme.
Mësohet se restoranti është pranë një pike karburanti “Gega Oil”.
Në videon e mëposhtëme të siguruar nga NewsBomb shihen pamjet e njerëzve që vrapojnë për tu larguar ndërkohë që flakët kanë pushtuar restorantin.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij zjarri, ndërsa nga policia nuk ka reagim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

