
PODGORICA– Lëkundje tërmeti janë regjistruar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Tërmeti me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter është regjistruar 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet janë shënuar rreth orës 14:13 të ditës së sotme. Thellësia e lëkundjes ka qenë 10 kilometra kurse distanca 11 kilometra në jug të qytetit të Plavës në Mal të Zi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."