
Foto ilustruese. (Arkiv)
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Policia njofton se shtetasi me iniciale L. D., 42-vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin P. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri, shtetasi K. D., të cilët ndodhen në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është dëmtuar shtetasja E. T., pasagjere në mjetin tip “Citroen”, e cila pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."