
KRUJË– 2 persona janë arrestuar në Krujë në kaudër të operacionit të koduar “Bruz Zalli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territotin e fshatit Rranze, kishte të kultivuara bimë narkotike, shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bruz Zalli”, duke përdorur edhe dronë për kontrollin e territorit.
Si rezultat i monitorimit me dron, në zonën e quajtur “Bruz Zall”, është evidentuar duke ujitur bimët e dyshuara narkotike, shtetasi Skender Hoxha, i cili sapo ka parë dronin ka tentuar të fshihet, por është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një qese me lëndë narkotike në formë boçesh, që ia kishte dhënë shtetasi Ndriçim Asllani, banues në fshatin Rranze, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestuan në flagrancë shtetasit Skender Hoxha, 45-vjeç dhe Ndriçim Asllani, 39 vjeç, banues në Rranze, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."