
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën, kryeprokuroren e Durrësit.
Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit ka rezultuar e pastër në të trija shtyllat e Vettingut, në pasuri, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Kush është Anita Jella?
Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."