KRUJË– Një 62-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Krujës.
Në kuadër të operacionit “Agimi” i cili ka nisur në maj të 2021, është arrestuar Muharrem Kullaj, 62-vjeç, banues në Fushë-Krujë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, me vendimin e datës 22.06.2021 i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Operacioni nisi në maj 2021, bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone, të kryera nga Policia e Shtetit dhe ato nga ajri, të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.
Gjatë operacionit, në maj 2021, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u shpallën në kërkim 24 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 të tjerë.
Prej majit të vitit 2021 janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."