
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 17 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchettin.
Becchetti akuzohet se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu e ëma Liliana Condomitti dhe Eriona Troplini e Becchettit u dënuan secila me nga 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."