
KRUJË– Një makinë e djegur është gjetur pak më parë në Arramerras, menjëherë pas atentatit mbi urën e Fushë-Krujës, raporton Ora News.
Nga atentati mbetën të vrarë 3 persona, ndërkohë që njëri prej tyre është identifikuar si shtetasi me iniciale B.V., banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Ndaj makinës është qëlluar mbi 50 herë, ndërkohë që Policia ende nuk ka pasur një reagim për të gjithë ngjarjen.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."