
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka mbërritur në komisariatin e Fushë-Krujës.
Nano ka ardhu kur ka kaluar vetëm disa orë nga atentati me 3 viktima në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Nano ka kërkuar analizim të menjëhershëm të fakteve dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Nano po zhvillon gjithashtu një takim me krerët e Policisë së Durrësit, Krujës, Shijakut dhe Policisë kriminale.
Kujtojmë që nga atentati i ditës së diel mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Arbër Hoxha dhe Deklan Vata.
Ndaj tyre dyshohet se është qëlluar rreth 80 herë, dhe më pas makina është përfshirë nga flakët.
Objekt i këtij atentati dyshohet të ketë qen Martinaj, i cili është kushëriri i Ervis Martinajt.
2 personat e tjerë që kanë qenë në makinë dyshohet se ishin punësuar për të ruajtur Martinin.
Pak pas ngjarjes, në Arrameras është gjetur edhe mjë makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."