
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Është plagosur me armë zjarri ditën e sotme Marklen Haka.
Haka është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Hakës i është bërë edhe një atentat në 2019 ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."