KRUJË– Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka shkaktuar një aksident.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin me iniciale P. D., 60-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi, gjatë drejtimit të automjetit, ka përplasur biçiklistin, shtetasin F. T., 60-vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."