
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. L., 34-vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."