KRUJË– Një 31-vjeçar në Krujë ka ushtruar ditën e sotme dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale Y. K., 31-vjeç, banues në Krujë.
Sipas Policisë, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."