
Foto ilustruese. Arkiv
DIBËR– Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.
Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: E. M., 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”,i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellur bimë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."