
Foto gjatë operacionit për arrestimin e 28-vjeçarit.
KRUJË– Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe me mbështetjen e FNSH Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “Fundjava”, në kuadër të të cilit u arrestua një 28-vjeçar.
Polica arrestoi shtetasin me inciale K. L., 28-vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë-Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë, poshtë sediles së shoferit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 8 fishekë luftarakë në të.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit K. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."