
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me urdhër të Prokurorisë Speciale, po kryen një aksion kundër zyrtarëve policorë dhe doganorë që dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Inspektorati tha se deri më tani janë ndaluar dhjetëra zyrtarë policorë dhe doganorë, teksa ky aksion po vazhdon në Gjakovë dhe Prizren. Sipas Inspektoratit aksioni po zhvillohet pas një hetimi njëvjeçar për dyshimet se policët mund të jenë përfshirë në vepra penale.
“Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast [kryesisht zyrtarë të policisë kufitare] si dhe disa zyrtarë doganorë”, tha Inspektorati në një njoftim më herët gjatë ditës, transmeton Rel.
Ky operacion i IPK-së, sipas autoriteteve, është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."