
Foto ilustruese
KRUJË– Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në njësinë administrative Fushë-Krujë.
Policia njofton se rreth orës 10:20, një automjet me drejtues shtetasin K. P., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin T. U.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi T. U., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."