
Foto ilustruese
KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Policia bën të ditur se një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale D.A..
Viktima mësohet se ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spitalin e Traumës. Ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë që mbetën të bllokuar janë nxjerrë pas më shumë se 2 orësh.
Mësohet se është dashur që makina të pritet përgjysëm që të bëhet e mundur nxjerrja e trupave.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."