
Foto ilustruese. Arkiv
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar Gilmando Bamin, pasi akuzohet se është përfshirë në një grabitje me dhunë në Kurbin, pak javë më parë.
Gilmando Bami, 22-vjeç, banues në Fushë-Krujë, u arrestua nga policia kufitare e Durrësit teksa ky po dilte nga trageti dhe po bënte veprimet.
Ngjarja ndodhi me 12 janar, kur tre grabitës me maska u futën në banesën e shtetasit A.L në Vinjollë të Kurbinit, duke dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh.
Pas hetimeve efektivët arritën të identifikonin autorët Egli Durma, 21-vjeç, Islam Kabili , 30-vjeç dhe Gilmando Bami, 22-vjeç, të tre banues në Krujë. Më parë policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe Islam Kabilin.
Tre grabitësit gjatë mesnatës së 12 janarit, të maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës kanë mundur të marrin shumën prej 150 mijë lekësh. Pas arrestimit të Egli Durmës, gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."