ROMË– 3 shqiptarë janë arratisur ditën e djeshme (9 qershor) nga burgu i Trevisos në Itali.
Ata kanë bërë një arratisje spektakolare, ku kanë prerë hekurat e qelisë dhe më pas kanë zbritur me çarçafë dhe kanë vrapuar për tu shpëtuar autoriteteve.
Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët. I vetmi që i ka shpëtruar arratisë është 27-vjeçari Edison Pula, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."