
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
DURRËS– Një 25-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur ditën e sotme nga ballkoni i banesës në Durrës.
Policia thotë se rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25-vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."