
Foto ilustruese.
KRUJË– Policia ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë.
Policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale S.Y., banues në Borizanë, Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, jashtë banese, në shkelje të masës e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Kjo masë sigurie i ishte caktuar 24-vjeçarit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."