
ROMË– 2 krutanë me iniciale E.P., 27-vjeç dhe I.M., 28-vjeç, janë vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për grabitje.
Sipas mediave italiane, shtetasi E.P., akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino. Pas verifikimeve rezulton se 27-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin është dënuar me 14 vite.
Ndërkohë në momentin e arrestimit, raportohet se shqiptari ka qenë nën shoqërinë e 28-vjeçarin I.M.. Të dy u arrestuan pasi akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.
Dy krutanët u kapën në një qendër tregtare, ndërsa mësohet se kanë bërë edhe rezistencë gjatë arrestimit.
Për 27-vjeçarin shqiptar raportohet se në Itali kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese. Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale I.M., ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."