
Salla e re në Pallatin e Kulturës në Krujë. Foto: Muzeu Historik dhe Etnografik, Krujë
KRUJË– Është inauguruar mbrëmjen e djeshme salla e re në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku”, në Krujë.
Një mbrëmje muzike që mungonte në qytet prej 2 dekadash, riktheu artistë vendas të mirënjohur në skenën e sallës që do të mbajë emrin “Ramiz Kovaçi”.
Kjo sallë u rehabilitua pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Investimi për rehabilitimin e Pallatit të Kulturës, ka kapur vlerën e 26.7 milionë lekëve dhe pritet të rigjallërojë jetën artistike të qytetit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."