
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Krujë.
Nano fillimisht do të ndalet në përurimin e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë në orën 12:00.
Më pas ai do të zhvillojë një takim me strukturat në Krujë ku do të flasi për masat që do të merren kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesit e DVP Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Krujë, prefekti i qarkut, kryepleqtë e fshatrave dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."