Skip to content
28 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Shqipëria
  • Fushata në ndihmë të grave kryefamiljare organizon workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.

  • Shqipëria
  • Sociale

Fushata në ndihmë të grave kryefamiljare organizon workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.

Emiranda Bajrami 8 muaj ago 4 min read

Ditën e martë, më 7 Shkurt 2023, në orën 11:00, në ambjentet e Kolegjit Universitar “Beder”, në kuadër të fushatës “Aty për ju”, studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, u organizua workshopi me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për tu shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, që do tu vijnë në ndihmë këtyre grupeve në nevojë.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Të ftuarit, ambasadorët e fushatës dhe aktorët e ndryshëm, diskutuan rreth arsyjeve pse duhet t’i drejtohemi arsimit profesional, mbështetjes së qeverisë për profesionet, mundësive të punësimit pas arsimit profesional për këtë kategori, sfidës së integrimit në shoqëri të grave kryefamiljare, etj. Workshopi u moderua nga gazetari Renaldo Salianji. Disa nga të ftuarit pjesëmarrës ishin:  sociologu, Gëzim Tushe, sipërmarësja Valbona Begolli përfaqësuese e Dhomës Ekonomike të Gruas, Gerti Boshnjaku nga Business Magazinë, Haname Mata nga Qendra e formimit profesional, Marsela Kokoshi nga Bashkia e Tiranës, Edlira Muedini nga projekti Risi Albania, psikologia Manjola Collaku, Anila Bashllari, Nexhmie Spahiu nga Shoqata e Fasonëve, Neada Muca nga Top Channel, Nanila Bicaku nga Kryeredaktore e Portalit shkollor Albas, Silvana Xheka, Gjyljana Bakalli dhe përfaqësues nga shoqatat, bizneset, media dhe OJF.

Haname Mata Drejtuese e Qendrës së Formimit Profesional nr.1, listoi arsyet pse duhet t’i drejtohemi  arsimit profesional. Mata tha Arsimi Profesional ndikon  drejtpërdrejt tek shtresat në jetën sociale për tu integruar në shoqëri. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka rritje në gamën e formimit profesional. “Arsimi Profesional luan një rol të rëndësishëm që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe specializohen pasi kemi rreth 35% me arsim të lartë që vijnë dhe frekuentojnë arsimin profesional ”- tha Znj. Mata

Sipas sociologut Gëzim Tushe, ky do të jetë shekulli i grave sepse janë shtylla kryesore e shoqërisë, ku roli i tyre është  ridimensionuar dukshëm. Nëse qeveria Shqiptare do të marrë në konsideratë gratë dhe fëmijët atëherë do të ketë barazi gjinore.

Gerti Boshnjaku nga revista Business Magazine përgëzoi studentët për iniciativën e marrë duke i konsideruar si formë mjaft pozitive pune dhe rast suksesi në strategjinë e përdorur, të cilës duhet t’i bashkohen aktorë të ndryshëm duke kontibuar dhe duke i mbështetur që të arrijnë objektivat dhe të ketë qëndrueshmërinë e duhur.

Nexhmie Spahiu  nga Shoqata e fasonëve  tha se 90 % e të punësuarve në sektorin ku ajo bën pjesë janë zonja dhe gra kryefamiljare dhe vetëm 10 %  janë meshkuj. Sektori që ajo përfaqëson është lidhur me organizata të tjera që ofrojnë trajnime specifike kualifikuese me qëllim punësimine  tyre.

Marsela Kokoshi nga Bashkia Tiranë tha: “Nga viti 2016 ne monitorojmë situatën dhe jemi në një formë mbështetje në ndërmjetësimin për punësim. Zyra e Punës në bashkpunim me AKPA stimulonin të rinjtë që vijnë me një ide biznesi dhe i ndihmonin ata të rriten si biznes.”

Psikologia Manjola Collaku u shpreh se vetëvlerësimi dhe ndërgjegjësimi i personalitetit është problemi i tyre kryesor ku shumë gra dëshirojnë të kenë një arsim profesional por nuk janë të informuara. Sipas psikologes kurset profesionale  kanë ndryshuar kushet e jetesës dhe nxjerrin në dukje potencialin që ato gra kanë.

Anila Bashllari rekomandoi që kjo fushatë të konsiderohet si një projekt pilot e cila duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojë me shoqatat e ndryshme të grave si dhe projete dhe donatorë të ndryshëm mbështëtës dhe të bazohet në statistika.

Silvana Xheka solli disa statisika nga AKP mbi angazhimin e grave dhe vajzave në arsimin profesional dhe zënien e tyre me punë, pas këtij arsimi.

Praktika.al. dhe projekti Aftësi për Punë informoi pjesmarrësit në workshop se ata ofrojnë trajnim falas “forma e të nxënit në vendin e punës”  për të gjitha bizneset dhe personat që janë të gatshëm dhe kanë nevojë për tu integruar  në tregun e punës.

Gazetarja Neada Muça pasi përgëzoi nismën dhe punën e studentëve në këtë fushatë, theksoi rëndësinë që ka në shpërndarjen e informacionit, ndërgjegjësimin e të gjitha palëve të përfshira duke kontribuar në këtë mënyrë në pasqyrimin e situatës dhe zgjidhjen e problematikave të trajtuara.

Fushata “Aty për ju“, është ndërmarrë nga studentët e Masteri Shkencor dhe Profesional në Departamentin e Shkencaqve të Komunikimit dhe u dedikohet grave kryefamiljare në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna. Qëllimi kryesor i fushatës është të ndihmojë për tu siguruar punë grave kryefamiljare dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, arsim, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Aty për ju

Continue Reading

Previous: Jo vetëm aksi Krujë – Fushë Krujë, edhe rruga Fushë Krujë – Milot drejt degradimit
Next: I FUNDIT/ Tërmeti godet Shqipërinë

Të tjera

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari
1 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Kronikë
  • Shqipëria

I FUNDIT/ Nga Kruja në Mat për të mbjellë kanabis, arrestohet 44-vjeçari

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë
2 min read
  • Aktualitet
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme
  • Politikë
  • Shqipëria

Heqja e materialeve propagandistike për fushatë, KQZ gjobit Policinë Bashkiake në Krujë

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut
2 min read
  • Aktualitet
  • Shqipëria
  • Sociale

6 maji, datëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech