
Ekipet e Bashkisë duke kryer përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
KRUJË– Bashkia Krujë ka nisur përgatitjet e godinave arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor, i cili do të nisë me 12 shtator.
Kryebashkiaku Bushi ndau disa pamje në “Facebook”, nga përgatitjet që po bëhen. Bushi tha se “ato do të mirëpresin nxënësit në kushte më të mira, për t’i mundësuar nxënësve komoditetin e nevojshëm, për një proçes sa më të mirë mësimor”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."