
Ish deputeti Koço Kokëdhima është shfaqur sot në Sarandë për të ndjekur nga afër sfidën e Kategorisë së Parë mes Butrintit dhe Apolonisë.
Ajo që ka rënë në sy gjatë prezencës së Koço Kokëdhimës ishte veshja e tij.
Siç shihet në foton e siguruar nga Sarandanews.com, Kokëdhima është shfaqur në tribunë me një kapelë të modelit rus.
Një mesazh që tregon qartë se cilin krah mban ish deputeti i Parlamentit shqiptar në luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukraniës.
Është e qartë që me modelin rus që Kokëdhima ka zgjedhur të shfaqet ka treguar dhe pozicionin e tij që është në krah të diktatorit Vladimir Putin
Por nuk ka mjaftuar vetëm veshja “alla Putin” e Koço Kokëdhimës, pasi pas përfundimit të ndeshjes ai ka kryer akte dhune, duke u konfliktuar me tifozët sarandiot.
Burime për Sarandanews.com kanë bëre me dije se Kokëdhima ka qenë i shoqëruar në stadium me rreth gjashtë badigardë të cilët kanë qenë të armatosur.
Kokëdhima është konfrontuar së bashku me badigardët e tij të armatosur me tifozët sarandiot në fund të takimit ku kanë nxjerr dhe armët, duke rrezikuar jetët e shumë personave.
U desh ndërhyrja e një pjese të stafit të Butrintit dhe policisë për të ndarë njerëzit e armatosur të Koço Kokëdhimës, të cilët mund ta kthenin ndeshjen e futbollit, në një fund të pergjakshëm.
Duket se Kokëdhima është frymëzuar nga Vladimir Putin dhe në shembullin e këtij të fundit, ka krijuar sot incidente të rënda në stadiumit e Butrintit. (Sarandanews.com)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."