
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje vendeve aleate në NATO që të tregohen më të vendosur në përgjigjen ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Mendimi ynë për qëndrimin e NATO-s, ka qenë tepër i qartë. Nuk duhet të kthehet në një dënim të zakonshëm, duhet të ndërmarrim hapa më të vendosur”, citohet Erdogan nga mediat turke.
“Nuk do të ishte e drejtë që nga takimi ynë të dalë vetëm ky mesazh. Në mbledhjen që do të zhvillojmë sot pasdite, do të shohim edhe mendimet e liderëve të tjerë. Kemi zhvilluar një bisedë të qartë me Stoltenberg dhe sot do të flasim me të gjithë të tjerët”, tha ai.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."