
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një shpërthim me tritol ka ndodhur në banesën e Altin Keqit në Krujë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati”, Krujë.
Dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."