
LEZHË– Është ekzekutuar ditën e sotme me armë zjarri biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj.
Nikulaj është vrarë në lokalin e tij me breshëri plumbash nga një autor i maskuar.
50-vjeçari Ardian Nikulaj (Marku) ishte i vetëm në tavolinë kur u qëllua me armë zjarri nga një autor i maskuar me skafandër motori.
Pas ekzekutimit, autori i maskuar është ndihmuar nga një person i dytë për t’u arratisur nga vendngjarja me një mjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë.
Kush është Ardian Nikulaj?
50-vjeçari ka qenë kandidat për deputetet për zgjedhjet e vitit 2021. Këtë vit ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.
Ardian Nikulaj ishte bashkëpronar i firmës së ndërtimit dhe pastrimit ‘CORAL SHËNGJIN’
Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.
Redaksia po punon për të mësuar më tepër detaje…
(Formulari i vetdeklarimit per zgjedhjet e 2021)
(Ektrakti i biznesit të Ardian Nikulaj)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."