
KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga momentet e pastrimit në qytete të ndryshme të vendit përgjatë javës që lamë pas.
Në foto gjendet edhe momente nga pastrimi që është organizuar në Krujë, me qëllim pastrimin e mjediseve e publike. Në postimin e tij kryeministri Rama shkruan se pavarësisht javës së vështirë si shkak i luftës mes Rusisë e Ukrainës, plani i pastrimit nuk ka ndaluar.
Java që kaloi në vendin tonë ishte e mbushur me protesta të përditshme, nga të cilat qytetarët kërkonin uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.
Postimi i plotë:
ShqipëriEPastër
Pavarësisht javës tejet shqetësuese prej pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimet, angazhimi për zbatimin e Planit Kombëtar të Pastrimit nuk ka rreshtur asnjë ditë
*momente pastrimi në Bulqizë, Durrës, Librazhd, Sarandë, Selenicë, Elbasan, Kukës, Krujë, Pukë, Mallakastër, Kavajë, Roskovec, Gjirokastër, Patos, Mat, Klos dhe Tepelenë
ShqipëriaEArdhmjaJonë
SkaKohëPërPushim
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."