
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KUÇOVË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kuçovë ku komshiu ka mbytur 64-vjeçaren dhe e ka hedhur në kanal.
64-vjeçarja është gjendur afër një plantacioni me sera pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.
Policia për ngjarjen ka arrestuar shtetasin F. M., 58-vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64-vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."