Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me strukturat e degës 12 të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha iu përgjigj Berishës duke e cilësuar atë si opozitës së opozitës.
“E rëndësishme qe gjithçka është brenda familjes. Ndryshe sa nga pretendojnë një grusht njerëzish qe e kane vjel e mjel deri ne fund pushtetin, qe ia kane marre mushtin deri ne piken e fundit dhe pastaj janë përpjekur ta hedhin si bërsi strukturën e PD dhe sakrificën e tyre.
Ndryshe nga një grusht njerëzish qe e kane pare gjithmonë partinë si çifligun e tyre, si një mundësi dhe mjet përfitimi. Tani këtu ndodhet shumica dërrmuese e demokratëve qe PD e shohin për atë qe ka lind, për atë qe është e për atë qe do te jete gjithmonë: Shpresa e shqiptarëve, instrumenti ne duart e shqiptarëve për te përmirësuar jetën e tyre. Qe do te thotë ne kontekstin aktual politik, instrumenti i shqiptarëve për te sjelle një ore e me parë ndryshimin.
E në këtë pike te betejës dy gjëra kane rëndësi. Qartësia që vjen nga te menduarit qartë dhe vendosmëria. Kur ke përpara faktet, te vërtetat, kur i ke te qarta argumentet, mjafton te vendosesh mendjen ne pune. Ndaj një pjesë e atyre qe nuk i takojnë asaj kategorie qe i shtrydhin deri në pikën e fundit mushtin dhe donte ta hidhte PD dhe strukturat e PD, si bërsi tutje. D
he qe edhe ne kohen e opozitës kane vazhduar pareshtur përfitimet, ne bashkëpunim me pushtetin aktual, ata apo një pjese tjetër qe nuk ka arritur dot te mendoje me mend por është tradhtuar nga ngjarjet është detyra jone dite pas dite, jave pas jave tu qëndrojmë afër dhe tu bëjmë te kuptojmë qe për PD nuk ka rruge tjetër, qe te qëndrojë e forte, e madhe dhe alternativa qeverisëse e vendit qe te mund te zgjedhe te ardhmen”, tha Basha.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."