
Foto ilustruese. Pamjet web.
Autori
Emiranda Bajrami works as a freelance journalist at Kruja.info.
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar për veprën penale “Pornografia”.
Policia arrestoi shtetasin me iniciale G. G., 42-vjeç, banues në Rusi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 42-vjeçari ishte inxhinier i dytë i anijes që u kap me 49 kg kokainë, në portin e Durrësit, në maj të këtij viti. Gjithashtu, gjatë veprimeve, rezultoi se shtetasi G. G. mbante në telefonin e tij materiale të ndryshme pornografike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."