
DURRËS – Dita e 6 Janarit, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht ose siç njihet në popull si dita e shenjtë të Ujit të Bekuar është festuar edhe në qytetin e Durrrësit nga të gjithë besimtarët e krishterë.
Në qytete të ndryshme të vendit tonë besimtarët garojnë për të kapur kryqin që hidhet në ujë nga prifti.
Në Durrës ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë u zhvillua buzë detit. Besimtarët mbushën ujë të bekuar në Kishë, ashtu siç është edhe tradita.
Këtë ujë do e mbajnë në shtëpi deri vitin tjetër, pasi besojnë se i ndihmon për të përballuar sëmundje dhe vështirësi me të cilat mund të hasen.
Ujin e bekuar ata e morën nga një depozitë e madhe e vendosur në mjediset e jashtme të kishës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."