
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
LEZHË– Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur ditën e sotme nga Policia e Lezhës.
Policia, si rezultat i hetimeve proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë dhe përdorimit të dronëve për kontrollin e territorit, është finalizuar operacionin policor koduar “Zimaj”.
Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45-vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56-vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55-vjeç, me detyrë specialist – roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."