
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Janë zbuluar detaje të reja nga shpërthimi me tritol mbërmjen e djeshme në Fushë-Krujë.
Sipas AbcNews, mësohet se i është vënë tritoli në derë të shtëpisë, Naim Stafukës. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan vodhën makinën e përdorur në vrasjen e krye komisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."