KRUJË- Mbetjet urbane vazhdojnë të hidhen pa kriter në Krastë të Krujës.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e NewsBomb, mësohet kamionët e firmës së pastrimit në Fushë-Krujë, pasi mbushen me mbetjet urbane, devijojnë rrugën pranë varrezave të qytetit dhe i shkarkojnë në zonën e mbrojtur.
Sipas denoncuesit, kjo situatë vijon prej kohësh. Në videot e mëposhtme tregohet masakra që po ndodh në zonën e gjelbër në Krujë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."