
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TIRANË– Përkthyesja Etleva Kondakçiu, ka treguar në rrjetin e saj në “Facebook”, historinë e 67-vjeçarit i cili u has me probleme në drejtësinë shqiptare.
Sipas Kondakçiut, një 67-vjeçar, ka 3-4 vite që sorollatet dyerve të gjykatave, prokurorive e të tjera zyra. 67-vjeçari me status invalidi, është nga një fshat i Tepelenës, dhe është emigrant prej 30 vitesh në Greqi. Por, 67-vjeçari ka frikë të vijë në Shqipëri pasi është i shpallur në kërkim, si i përfshirë në dy çështje gjyqësore në Krujë për hashash dhe gjobvënie.
Po ashtu, sipas denoncueses, në emrin e tij u blenë edhe 85 numra telefoni nga kompanitë telefonike.
Postimi i plotë:
– A njeh njeri te KLGJ-ja?
– Po ç’e do?
– Po s’di nga t’ia mbaj. Hë, më thuaj ti, ku të vete.
E kështu kanë të afërmit e Hasanit 3-4 vjet që sorollaten dyerve të gjykatave, prokurorive e të tjera zyra ku i drejtojnë dashamirës, miq e komshinj.
Hasani, sot 67 vjeç dhe me status invalidi, nga një fshat i Tepelenës, është emigrant prej 30 vitesh në Greqi. Po i mbaron pasaporta, por ka frikë të vijë në Shqipëri, se është shpallur në kërkim. Emri i Hasanit rezulton i përfshirë në dy çështje gjyqësore penale në Shqipëri, njëra për punë hashashi në Krujë dhe tjetra për gjobvënie.
Në emrin e tij janë blerë brenda një dite 85 numra telefoni nga kompanitë telefonike ndërkohë që nuk mbahet mend sa ka Hasani pa shkelur këtej (prandaj kemi TIMS-in).
Po e postoj për dy arsye:
1- Ka ndonjë njeri që mund të na orientojë si mund të zgjidhet shpejt kjo çështje? Hasani i shkretë vështirë të jetë bërë kaq i tmerrshëm!!!
2- Kontrolloje një herë kartën dhe pasaportën. I ke?
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."