Skip to content
26 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Krujë
  • Dalin pamjet nga operacioni për çmontimin e kamerave në Krujë

  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Dalin pamjet nga operacioni për çmontimin e kamerave në Krujë

Xhesjon Zogu 8 muaj ago 2 min read

KRUJË– Policia ka çmontuar 47 kamera të vendosura në Krujë, Nikël, Durrës dhe Shijak, në kuadër të fazës së katërt të operacionit të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin , dhe janë vënë në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Policia njofton se në Krujë dhe Nikël, janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera.

Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit D. K. dhe P. D. (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale).

Plani operacional ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar në qendrat urbane të kësaj bashkie, bazuar në planin e masave të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit J. K., A. B., A. A., Xh. V., A. M. dhe S. Gj. Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Fijet

Continue Reading

Previous: I FUNDIT/ Policia çmonton 18 kamera në Krujë dhe Nikël
Next: I FUNDIT/ 80-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit në Fushë-Krujë

Të tjera

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës
2 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari

I FUNDIT/ Shkarkohet drejtuesi i Komisariatit të Krujës
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

I FUNDIT/ Shkarkohet drejtuesi i Komisariatit të Krujës

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech