
DURRËS- Janë publikuar pak më parë pamjet e vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arman Duka.
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në qytetin e Durrësit.
Siç duket edhe në videon e publikuar nga ‘Dosja.al’, autori vendos lëndën plasëse në derën e shtëpisë së Dukës dhe më pas largohet me shpejtësi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."