
Foto gjatë punimeve në lagjien e Kacanëve, Krujë.
KRUJË– Vazhdojnë punimet në lagjjen e Kacanëve në Krujë.
Kryebashkiaku z.Bushi bëri të ditur se po punohet për rikualifikimin e bllokut të banimit, duke ndërtuar muret mbajtëse, shtrimin e trotuareve, sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve brenda lagjjes.
Ai tha më tej se kjo zonë, përpos Poliklinikës së re të qytetit e cila po ashtu është rikonstruktuar, për pak ditë do të ketë një infrastrukturë rrugore të re të përfunduar.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."